Këshilltari i Albin Kurtit e pranon që shpërndau lajm të rremë nga gazeta serbe
Këshilltari i Albin Kurtit e ka pranuar që në rrjetet e tij sociale ka shpërndarë një lajm të rremë.
Bëhet fjalë për ballinën e gazetës serbe Blic, të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku kinse tregonte se si Gjuriç e kishte përgëzuar Time Kadrijaj për hedhjen me vezë ndaj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje. Në postimin tim shpërndava një foto të sajuar të ballinës së një gazete serbe, me në qendër foton e deputetes Time Kadrijaj”, shkroi Hoxha.
Këtë huqje ai e arsyetoi se është bërë e vështirë ta ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë, a realisht vetëm një click i është dashur.
“Është bërë shumë e vështirë të ndash informacionin e vërtetë nga ai i rremë. Po kërkoj edhe një herë falje për shpërndarjen e një informacioni të rremë”, tha ai.



