“Ne nuk harrojmë”, publikohet kënga kushtuar viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë

26 shtator 2026 | 21:03

Sonte, në ditën kur përkujtohet krimi e gjenocidi në Abri të Epërme, Qendra “Gjenocidit në Kosovë-Plagë e Hapur” është përuruar kënga kushtuar viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

▶️ Ndiqeni premierën në YouTube:
https://youtu.be/rHOgsCG4BJU

Kënga, e kompozuar nga Edmond Zhulali, me tekst të Fran Laskës, u interpretua nga Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe Selami Kolonja.

Ky promovim u mbajt në AMC Hall në Obiliq.

Në njoftim thuhet se për këtë ngjarje nga Danimarka kanë udhëtuar intelektuali danez që mori pjesë vullnetarisht si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i dekoruar nga Presidenca e Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e vendit tonë, Niels Henrik Hooge; historiani dhe eksperti i çështjeve ballkanike, danezi Tue Magnussen dhe shkrimtarja nga Galicia e Spanjës, autore e librit “Mirupafshim në Kosovë”.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe gazetari britanez, Vaughan Smith, i cili bëri filmimet gjatë krimit të gjenocidit në Prekaz, në lagjen e familjes Jashari”.

Përveç nderimit që u bëhen të rënëve, ky manifestim është apel për ngadhënjimin e drejtësisë së vërtetë: dënimin e kriminelëve të vërtetë që kryen gjenocid në Kosovë dhe lirimin e çlirimtarëve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Qeveria ka pezulluar nga detyra Hysen Muzliukajn, Drejtor i Përgjithshëm…