Mediumi gjerman: Hashim Thaçi shihet si hero në Kosovë, zemërimi është i madh, protestat zhvillohen çdo mbrëmje

26 shtator 2026 | 19:11

Mediumi zviceran në gjuhën gjermane, NZZ (Neue Zürcher Zeitung), ka shkruar për protestat që po zhvillohen në Kosovë pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Sipas NZZ-së, në Prishtinë mijëra qytetarë janë mbledhur për disa mbrëmje radhazi për të shprehur solidaritet me ish-presidentin. Protestuesit kanë dalë në sheshet e kryeqytetit me flamuj, kanë ndezur mjete piroteknike dhe kanë brohoritur në kor, nën moton “Jo në emrin tim”.

NZZ raporton se Hashim Thaçi u dënua javën e kaluar nga një gjykatë speciale në Hagë me 25 vjet burgim.

Megjithatë, shumë kosovarë e shohin Thaçin kryesisht si një prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila luftoi kundër forcave serbe gjatë luftës së Kosovës.

Sipas redaktorit të NZZ-së për politikën e jashtme, Markus Ackeret, Hashim Thaçi vazhdon të jetë hero për shumë njerëz në Kosovë. Prandaj, për ta është e vështirë të kuptohet dhe të pranohet që kjo figurë, të cilën e shohin si simbol të luftës për çlirim, tani është dënuar.

Procesi gjyqësor në Hagë është përcjellë me vëmendje të madhe në Kosovë, ndërsa shpallja e aktgjykimit ka shkaktuar reagime të forta publike. Sipas NZZ-së, zemërimi ka qenë aq i madh sa qytetarët kanë vazhduar të mblidhen në tubime mbrëmjeje për disa ditë radhazi.

Në artikullin e saj, NZZ analizon arsyet e reagimeve të qytetarëve, rolin që Hashim Thaçi vazhdon të ketë në perceptimin e një pjese të shoqërisë kosovare dhe ndikimin që ky proces gjyqësor mund të ketë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një situatë e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit,…