Nga sot deri të mërkurën, Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

10 gusht 2026 | 08:32

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të hapë dyert për bashkatdhetarët edhe këtë vit, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Aktiviteti do të mbahet nga sot, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026.

Gjatë këtyre tri ditëve,sipas njoftimit për media, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti tradicional zhvillohet këtë vit në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe, rrjedhimisht, pa funksionalizim të plotë institucional.

Megjithatë, pavarësisht kësaj situate, Kuvendi do të mirëpresë bashkatdhetarët gjatë ditëve të aktivitetit, duke u mundësuar atyre të vizitojnë ambientet e institucionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për…