Kurti nuk tregon se kur do të thirret vazhdimi i seancës
10 gusht 2026
| 11:34
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka treguar se kur do të thirret për herë të tretë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.
Pas Konferencës së Ambasadorëve, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje.
Kurti është shprehur se për këtë temë do të flasë një herë tjetër.
“Jemi te Konferenca e Ambasadorëve tani, për gjëra të tjera herë të tjera”, është shprehur Kurti.



