48 orë nga seanca konstituive, deputetët ende pa ftesë, Behrami për Kurtin: Do me na marrë në qafë ky kriminel

10 gusht 2026 | 12:25

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke bërë të ditur se deputetët ende nuk kanë marrë ftesë për vazhdimin e saj.

Behrami ka konfirmuar se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë ftesë, ndonëse në orën 11:00 bëhen 48 orë nga përfundimi i seancës së fundit.

“Kurti, përmes Deharit dhe Haxhiut, po e shkel sërish Kushtetutën, pa i lëvizur qerpiku, pa iu skuqur fytyra. Do me na marrë në qafë ky kriminel”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nesër, me fillim nga ora 10:00, është caktuar intervista…