E pamundura bëhet e mundur, qytetari gjen dy unazat që hodhi gabimisht në “malin” me plehra!

11 gusht 2026 | 11:55

Një banor i Brooklynit në Nju Jork ka përjetuar një moment të pazakontë, pasi arriti të rigjejë dy unaza me vlerë emocionale, të cilat i kishte hedhur aksidentalisht në koshin e mbeturinave. Pasi kuptoi gabimin, burri u përpoq fillimisht t’i gjente vetë, por kërkimet rezultuan të pasuksesshme. Në pamundësi për të bërë më shumë, ai iu drejtua kompanisë publike të pastrimit të qytetit, me shpresën e fundit se bizhuteritë mund të gjendeshin.

Punonjësit e ndërmarrjes nisën të gjurmonin rrugëtimin e mbeturinave. Ata identifikuan kamionin që kishte mbledhur qeset nga zona ku jetonte banori dhe më pas nisën kërkimet në vendin ku ishin dërguar mbeturinat. Ajo që dukej pothuajse e pamundur përfundoi me sukses. Pas kërkimeve mes një sasie të madhe mbeturinash, punonjësit arritën të gjenin të dyja unazat.

“NYC Sanitation” e ndau historinë në rrjetin social X, duke publikuar edhe fotografi nga momenti i gjetjes. Rasti u cilësua si një sukses i rrallë, duke treguar se edhe mes sasive të mëdha të mbeturinave mund të gjendet një objekt i vogël kur kërkimi bëhet me kujdes dhe gjurmohet origjina e tij. Për pronarin, gjetja ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi unazat nuk kishin vetëm vlerë materiale, por ishin edhe kujtim familjar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë siriane ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin…