AKB-ja: Mos e përdorni qumështin si armë politike

11 gusht 2026 | 13:25

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ndaj, siç ka vlerësuar fushatave politike që po dëmtojnë besimin e qytetarëve te qumështi dhe produktet vendore.

AKB-ja ka kërkuar që çdo produkt që nuk i plotëson standardet të dënohet si produkt, ndërsa jo të sulmohet e gjithë industria e qumështit.

“Është helmuar tregu me politikë. Qumështi vendor nuk është armë politike! Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) kundërshton fushatat politike që po dëmtojnë besimin te qumështi dhe prodhimet vendore. Nëse ka produkt që nuk i plotëson standardet, le të dënohet ai produkt – jo të sulmohet një industri e tërë! Qumështi vendor duhet të gjykohet me analiza dhe fakte, jo me politikë. AKB-ja kërkon kontroll të njëjtë dhe transparent për qumështin vendor dhe atë të importuar. Mos e dëmtoni fermerin dhe prodhuesin kosovar për interesa politike. Politika le të luftojë me argumente, jo me ‘Made in Kosovo’”, është thënë në reagimin e AKB-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina dhe Rusia kanë vazhduar sulmet ndaj njëra-tjetrës, ku Volodymyr…