Gjyqtarit Genc Nuza i besohet ndeshja e Ligës së Konferencës

11 gusht 2026 | 14:08

UEFA vazhdon t’i besojë gjyqtarëve kosovarë për ndarje të drejtësisë në ‘tapetet’ ndërkombëtare.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ilves – Rijeka.

Kjo ndeshje i takon rrethit të tretë kualifikues të UEFA Conference League, që zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës.

Atij do t’i asistojnë Lumturije Muhadri dhe Alban Ejupi, gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti, ndërsa në rolin e AVAR do të jetë Mentor Ajeti.

May be an image of football and text that says 'FFK SC CONFER ERENC ERENCE NCE LEAGUE GJYQTARI KRYESOR GENC NUZA ASISTENTEE PARE LUMTURIJE MUHADRI ASISTENTI DYTE ALBAN EJUPI GJYQTARII KATEBT ILIR MEHMETI AVAR MENTOR AJETI RIJEKA ILVES ILVES18:00 アーイ 18:00 13/8/2026 TAMMELAN TAMMELANSTADION-TAMPERE STADION TAMPERE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushuesit e huaj që vizitojnë qytetin e Beratit tashmë mund…