Fenerbahçe forcohet me Lukakun

11 gusht 2026 | 16:47

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Në të vëretët, Lukaku do ta bartë fanellën e Fenerbahçes, ekip që tashmë ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e tij.

Për kartonin e Lukakut, skuadra turke ka ofruar 7 milionë euro, përfshirë bonuset kurse belgu tashmë ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore.

33-vjeçari do të firmos kontratë deri në vitin 2028 me Fenerbahçen dhe te skuadra turke do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

Për Lukakun, Fenerbahçe është skuadra e dhjetë në karrierë pasi para Napolit, ai ka luajtur edhe për Romën, Interin, Chelsean, Manchester Unitedit, Evertonin, Ëest Bromëichin e Anderlechtin.

Ai iu bashkua Napolit në vitin 2024 dhe kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ka fituar titullin e kampionit me këtë skuadër në sezonin 2024/25.

Te Fenerbahçe, Lukaku do të jetë bashkëlojtar me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka forcuar radhët e veta me krah-qendrën nga…