Pas 7 gushtit, marrëveshjet politike mund të shpallen jo-kushtetuese

11 gusht 2026 | 21:19

Albin Kurti, si kryetar i Vetëvendosjes, kërkoi marrëveshje me subjektet tjera politike për krijimin e institucioneve të reja, para e pas afatit 30-ditor për konstituim të Kuvendit.

E nga 7 gushti e tutje, këto diskutime, edhe nëse bëhen, mund të bien ndesh me Kushtetutën.

Edhe nëse vjen deri te një ujdi me cilëndo parti, ajo do të mund të zhvlerësohej nëse dërgohet në Kushtetuese.

Qëndrimet e Partisë Demokratike mbesin të njëjta, që bashkëpunimin me VV-në s’e ka hiç opsion.

As Aleanca nuk synon takimin me Kurtin, teksa Klani mëson që, pas shkeljes së afatit për konstituim, në Lidhjen Demokratike ka vullnet për takime prapë për një ujdi potenciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, paksa “befasisht”, një autmojet i policisë së Kosovës…