‘Superkriminela’, ‘edhe profesor edhe rrenc’: Tensionet në Kuvend, Musliu e gjuan me ujë deputetin Gola
12 gusht 2026
| 13:01
Situata është tensionuar në sallën e Kuvendit të Kosovës pas përplasjeve të shumta mes deputetëve.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur ujë mbi deputetin e LV-së, Ardin Gola.
Musliu ka përsëritur qëndrimin e mëhershëm të Albin Kurtit se kush shkel Kushtetutën është “superkriminel”.
“Superkriminela. Edhe rrenc edhe profesor”, ka thënë Musliu.



