Kriza institucionale nuk duhet të normalizohet

12 gusht 2026 | 12:59

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar lidhur me situatën institucionale në vend, duke thënë se kriza nuk duhet të shndërrohet në një gjendje normale.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka kritikuar bllokimin e Kuvendit, duke deklaruar se institucioni nuk mund të bllokohet dhe më pas të përdoret vetëm si “skenografi”.

Ismaili-Ahmeti ka theksuar se shteti nuk mund të mbahet në krizë dhe kjo gjendje më pas të përdoret si “alibi për normalitet”.

Ajo ka thënë se të rinjtë nuk duhet të shërbejnë si dekor për propagandën e pushtetit.

Sipas saj, të rinjtë duhet të jenë zë kritik ndaj, siç ka shkruar, uzurpimit të institucioneve dhe gërryerjes së demokracisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e PDK-së janë përplasur me ministren në detyrë të…