Eman Rrahmani përplaset me Ardian Golën: ‘Rrenc je, shefin e ki rrenc’
12 gusht 2026
| 13:15
Përplasjet mes deputetëve kanë vazhduar në sallën e Kuvendit, ku janë përfshirë deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, dhe deputeti i LVV-së, Ardian Gola.
Rrahmani i është drejtuar Golës me akuza dhe ofendime, duke e quajtur “rrenc” dhe “mashtrues”.
“Ti je rrenc, shefin e ki rrenc, mashtrues. Hajde, çka po don, rrenc, mashtrues, profesor rrenc, publikisht je tu rrejt”, ka thënë Rrahmani.
Në përgjigje, Gola i ka thënë: “Ik atje”.



