Haxhiu për “opozitën”: Njëherë thanë se është tejkaluar afati, tash kërkojnë thirrjen e seancës – unë s’po i kuptoj

12 gusht 2026 | 14:52

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për situatën e krijuar në Kuvend dhe kërkesat e opozitës për thirrjen e seancës.

Ajo ka deklaruar se opozita ka ndryshuar qëndrimin, pasi fillimisht kishte thënë se afati ishte tejkaluar dhe se seanca nuk duhej të thirrej.

“Njëherë thanë e keni tejkaluar afatin, mos thirrni seancë. Tash po thonë thirrni seancë. Unë s’po i kuptoj”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se gjatë aktiviteteve të saj opozitare ka protestuar kundër marrëveshjeve që i ka konsideruar të dëmshme për vendin. “Unë jam një nga personat që kam bërë aktivitete opozitare, e dini shumë mirë, por gjithmonë kemi protestuar kundër marrëveshjeve të dëmshme për vendin: kundër Gjykatës Speciale, kundër ‘Zajednicës’, kundër amnistimit të kriminelëve serbë, kundër demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

Haxhiu  ka theksuar se nuk kanë protestuar kundër mërgatës apo rinisë. “Ne s’kemi protestuar kurrë kundër mërgatës asnjëherë, as kundër rinisë, por janë qytetarët ata që i vlerësojnë veprimet e secilit prej deputetëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Milazim Krasniqi ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK),…