Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral
12 gusht 2026
| 15:59
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me situatën institucionale në vend, duke deklaruar se ruajtja e kushtetutshmërisë duhet të jetë mbi çdo interes elektoral.
Hoti ka pretenduar se pamundësimi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve përbën shkelje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, çdo veprim pas përfundimit të këtij afati është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.



