Zelensky: Ia kemi dorëzuar ShBA-së propozimet për t’i dhënë fund luftës

12 gusht 2026 | 16:49

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ua ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara propozimet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Ne ia kaluam propozimet tona palës amerikane”, ka thënë Zelensky. Sipas tij, ShBA-ja mund të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, veçanërisht përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe të ushtrojë presion ndaj Moskës për ta orientuar atë drejt përfundimit të luftës.

Deklaratat e Zelenskyt vijnë në një periudhë kur përpjekjet për paqe të ndërmjetësuara nga ShBA-ja kanë mbetur në vendnumëro. Me ndërmjetësimin amerikan, Rusia dhe Ukraina zhvilluan tre raunde bisedimesh në janar dhe shkurt, por negociatat janë ndërprerë që atëherë.

Sipas Kievit dhe Moskës, ndërprerja e bisedimeve lidhet me përqendrimin e ShBA-së në konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme i cili nisi më 28 shkurt.

Zelensky ka ngritur gjithashtu shqetësimin për një mobilizim të ri të mundshëm në Rusi. Duke iu referuar një raporti të inteligjencës ukrainase, ai ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të urdhërojë rekrutimin e disa qindra mijëra trupave të rinj pas zgjedhjeve të shtatorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një vlerësimi të publikuar nga UNESCO, rreth 2.4 milionë…