Deputetët e PDK-së bllokojnë hyrjen e qeverisë
13 gusht 2026
| 08:02
Disa deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur para ndërtesës së qeverisë, ku pritet të mbahet konferenca për media e paralajmëruar nga kjo parti.
Në mesin e deputetëve është edhe Artan Behrami, i cili përmes një fotografie të publikuar në Facebook ka treguar se ndodhet në pritje para ndërtesës së qeverisë.
Behrami ka bërë thirrje që të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për sot.



