Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale

13 gusht 2026 | 12:34

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë me dije se komunat janë duke planifikuar të protestojnë në mbrojtje të buxheteve komunale.

Ibrahimi ka thënë se protesta pritet të mbahet në shtator, duke theksuar se komunat janë duke kërkuar zgjidhje për problemet financiare me të cilat po përballen.

Sipas tij, niveli qendror u ka borxh komunave rreth 360 milionë euro, ndërsa kjo situatë është duke ndikuar në funksionimin dhe realizimin e projekteve në nivel lokal.

Ai ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të kërkojë që obligimet financiare ndaj komunave të përmbushen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është përplasur…