Galatasaray refuzon 130 milionë euro për Osimhenin
13 gusht 2026
| 16:10
Galatasaray ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme prej 130 milionë eurosh për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, por klubi turk nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për shitjen e tij.
Oferta është paraqitur nga skuadra arabe, Al-Hilal.
Megjithatë, qëndrimi i Galatasarayt është i prerë. Kampionët e Turqisë nuk janë të gatshëm të negociojnë në këtë fazë dhe nuk kanë ndërmend të hapin bisedime për largimin e 27-vjeçarit.
Osimhen është bërë një nga figurat kryesore të Galatasarayt, ndërsa klubi turk duket i vendosur ta mbajë sulmuesin, pavarësisht shumës së jashtëzakonshme të ofruar nga Arabia Saudite.



