Shqipëri – Bjellorusi: “Jo në emrin tim” shpaloset mes flamujve kuqezi

26 shtator 2026 | 22:20

Tifozët e kombëtares shqiptare kanë dalë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, që po zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Në tribunën e mbushur me flamuj kombëtarë është shfaqur pankarta e madhe me mbishkrimin: “JO NË EMRIN TIM!”

Pamjet janë publikuar edhe nga vetë Tifozat Kuq e Zi në Facebook, me përshkrimin: “Jo në emrin tim! #UÇK”.

Mesazhi i tifozëve vjen në dritën e reagimeve dhe protestave që kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim.

Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet, duke çuar dënimet e shqiptuara në gjithsej 81 vjet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kongresmeni republikan Joe Wilson i, përmes një postimi në rrjetin…