Aksident në rrugën Shtime – Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar
14 gusht 2026
| 08:12
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.
Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës, e konfirmoi rastin.
Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.



