Hoxhaj para qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator!

14 gusht 2026 | 08:10

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe sot aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar respektimin e rendit kushtetues dhe thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Një ditë më parë, deputetët e PDK-së i kishin bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që seancën ta thërrasë sot në ora 11:00.

Nga oborri i Qeverisë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video, përmes së cilës ka bërë të ditur se partia e tij do ta vazhdojë aksionin.

“PDK nuk zbrapset. Liroje zyrën o deputet uzurpator”, ka shkruar Hoxhaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar…