Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës, vetëm një ndeshje në orar

14 gusht 2026 | 08:25

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet me emocionet e garës së re, ndërsa sot (e premte) fillon edicioni i ri 2026/26 me ndeshjen e parë zhvillohet që do të luhet në Drenas.

Pritjes i erdhi fundi. Superliga e Kosovës nis sot zyrtarisht sezonin 2026/27, me përballjen mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit që do të hapë siparin e kampionatit.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, drenicasit do ta presë gjilanasit në një sfidë që nis nga ora 16:30.

Kjo do të jetë ndeshja e vetme e Superligës që zhvillohet sot, duke i dhënë kështu startin një edicioni të ri të elitës së futbollit kosovar.

Dy skuadrat synojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë, ndërsa tri pikët në hapje mund të kenë rëndësi të madhe për vazhdimin e sezonit.

Pas kësaj përballjeje, java e parë do të vazhdojë të shtunën dhe të dielën, ndërsa vëmendja kryesore të dielën do të jetë te derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halle Berry po përgatitet të festojë 60-vjetorin dhe ndau me…