Vdes veterani i UÇK-së, Sokol Bajrami, Beqa: Ishte një njeri i devotshëm dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Halil Bajrami, ka ndërruar jetë. Për vdekjen e tij ka reaguar ish-deputeti, ish-ushtari i UÇK-së dhe kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili e ka kujtuar bacën Kolë si një bashkëfshatar, bashkëveprimtar dhe njeri të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare.
“Sot, me dhimbje të madhe, mora lajmin për ndarjen nga kjo botë të Sokol Halil Bajramit.
Baca Kolë ishte një njeri i devotshëm dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.
Kujtimet për ty dhe vepra jote në shërbim të kombit do të mbeten përherë të paharruara.
Ngushëllime të sinqerta familjes së madhe Bajrami dhe të gjithë atyre që e njohën.
Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, ka shkruar Beqa.
I ndjeri Sokol Halil Bajrami do të varroset sot, në ora 17:00, në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Molliq të Gjakovës.



