“Plasin” milionat për Kristjan Asllanin, klubi i Serie A hap “thesin”
14 gusht 2026
| 17:05
Interesi i Monzës për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, tashmë ka kaluar në një ofertë konkrete.
Sipas mediave italiane, Monza i ka ofruar Interit 8 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit.
Klubi italian synon ta afrojë Asllanin për të zëvendësuar kapitenin Matteo Pessina, i cili po përballet me një dëmtim të rëndë dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi.
Në anën tjetër, Interi kërkon 12-15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar, duke e bërë diferencën mes palëve të konsiderueshme.
Megjithatë, oferta e Monzës është më e larta e pranuar deri tani nga Interi për Asllanin.



