Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Kuvendit
14 gusht 2026
| 22:37
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit.
Aksioni i tyre, siç njoftohet në komunikatë, do zhvillohet nga ora 11:00.
‘’Të nderuar përfaqësues të mediave, Nesër (e shtunë, 15 gusht), Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftojmë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet. Vendi: Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës. Koha: 11:00’’, thuhet në komunikatë.



