Haxhiu e luan rolin e unifikueses, publikohet letra që ia nisi Hamzës për takim

15 gusht 2026 | 09:25

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike për një takim të përbashkët konsultativ, ku thuhet se do të diskutohet për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Takimi është caktuar të mbahet më 18 gusht, të martën, nga ora 09:00, në Zyrën e Presidentes.

Në letrën drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Haxhiu ka folur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit.

“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.

Haxhiu i ka kërkuar Hamzës që të konfirmojë pjesëmarrjen e tij në takim ose të një përfaqësuesi të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimet që pati ajo…