Kujtime, tregime dhe shkrime, për ish tribunin e Malësisë së Gjakovës, patriotin, partizanin, komisarin, komandantin, kryetarin, deputetin dhe themeluesin e qytetit të Bajram Currit, MEHMET RAMË DOLLAPI
Kujtime, tregime dhe shkrime, për ish tribunin e Malësisë së Gjakovës, patriotin, partizanin, komisarin, komandantin, kryetarin, deputetin dhe themeluesin e qytetit të Bajram Currit, MEHMET RAMË DOLLAPI.
AVDYL LAMNICA – Ushtarak, oficer në Divizionin e Tropojës. Geghysen, Tropojë.
Koha kalon, por kujtimet janë dhe ngelin gjithmonë të freskēta në mendjet tona. Me mendimet e mia tani ndodhen para shumë kohësh të shkuara, atje pranë vendlindjes time Tropojë, e cila përveç bukurive natyrore që ka, ajo rriti dhe mbajti burra të shquar dhe me emër të madh, ku një ndër ta, ka qenë edhe Mehmet Ramë Dollapi.
Që të shkruash, ose të flasësh për portretin e Mehmet Ramë Dollapit, unë mendoj se nuk është aq e lehtë për të nxjerrë në dritë figurën e këtij burri të madh, për vet faktin, se me cilësitë e tij të larta dhe punēn që ka kryer për disa dekada në rrethin e Tropojës, ai ka lënë pas një vepër të ndritur, si askush tjetër.
Është vështirë se mund të gjeshë figura, apo persona të tjerë, për të bërë krahasime me këtë bir drejtues popullor të Malësisë së Gjakovës.
Unë që po shkruaj sadopak për këtë kuodër të lartë, kam jetuar në qytetin e Bajram Currit për tre dekada dhe punuar në ushtri, fillimisht në Brigatën dhe më vonë në Divizionin e Tropojës rreth 26 vjet, deri aty nga viti 1987-të.
I përmend këto, sepse në Bajram Curri, apo në rrethin e Tropojës, kanë punuar shumë figura dhe personalitete sëbashku me Mehmet Ramën dhe mund ta thonë fjalën e tyre për këtë burrë e kuodër të rrallë, por edhe unë kam patur kontakte e biseda me të, duke e parë nga afër, si çdokush tjetër punën e madhe, përkushtimin dhe ndershmërinë e këtij drejtuesi të shquar e mjaft popullor.
Unë mund të themë se pas çdo arritje dhe suksesi që është bërë në gjithë zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe transformimin e krahinës tonë, në shërbim të fshatarëve, qytetarëve e njerëzve tanë, qëndron puna drejtuese, vendosmëria dhe përkushtimi i Mehmet Ramë Dollapit.
E gjithë Tropoja e di mirë se Mehmet Ramë Dollapi ka dhënë kontribute të mëdha dhe ka luftuar për çlirimin e vendit tonë nga nazifashistët qysh kur ishte në moshë të re dhe sapo kish mbaruar shkollën e mesme në Tiranë.
Edhe pas çlirimit të vendit, ai ka punuar në detyra të larta si Sekretar i I-rë, por pjesën më të madhe të kohës ka qenë Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të K.P. Tropojë, si dhe Kryetar i Frontit Demokratik, anëtar i Komisionit të Revizionimit, deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë e të tjera.
Me plot gojën time mund të them, se asnjë kuodër drejtues tjetër që ka punuar në Tropojë, nuk mund të krahasohet kurrë me portretin dhe veprën e Mehmet Ramë Dollapit.
Tani do të tregoj disa kontakte të
drejtpërdrejta me këtë drejtues popullor të shquar të rrethit tonë.
Gjatë viteve 1983-1986, unë punoja në Qendrën Ekonomike të Arsimit të Rrethit. Aty nga muaj prill i vitit 1986 Mehmet Rama, megjithse ishte në pension, ai erdhi në zyrë dhe më kërkoi ndihmë e mbështetje, duke më thënë, se a mund të më ndihmoni në kryerjen e një pune.
Unë pa e ditur fare se çfarë ishte kjo punë, i thashë atij së jam i gatshëm të punojmë sëbashku. Ai pasi mori përgjigjen time, plot gëzim më tha:
“…A do të vini sëbashku me mua të shkojmë në fshatin Rajë, për të parë shkollën fillore, afër kishës së këtij fshati? Megjithë qef shoku Mehmet i thashë. Po këtë ditë Mehmeti siguroi një makinë deri në Fierzë dhe pastaj të dy u ngjitëm në këmbë deri tek shkolla.
Kur shkuam në këtë shkollë me dy klasa, nuk kishe çfarë të shikoje, çatija e saj e mbuluar me rrasa guri ishte gati tu binte mbi kokë nxënësve, ndërsa dyshemeja që e thyer, me gropa dhe krejt e coptuar, taman njësoj si në Mesjetë.
Mehmeti si largpamës që ishte, me propozoi që kësaj shkolle ti shtonim edhe një klasë tjetër me blloqe betoni dhe aty për aty vendosëm bashkërisht që ti bënim një çati me mbulesë terniti, shtrimin e dyshemesë, suvatimet dhe klasën e re.
Menjëherë morëm disa rezervista në ushtri dhe pa vonuar ja filluam edhe punës e pas një muaj, kjo shkollë u ndërtua komplet. Unë megjithë Mehmet Ramën i ndoqëm punimet për çdo ditë, duke marë edhe bukën me vete dhe drekën e banim te kroi në afërsi të kishës dhe shkollës së Rajës.
Kur mbaroi gjithëçka Mehmet Rama më uroi dhe më falenderoi për punën dhe mbështetjen që i dhashë, duke me thënë:
“…More Avdyl, po si nuk Ju kam njohur më përpara, që t’ju merja e tu vija në krye të ndonjë ndërmarje, për të drejtuar, pasi do të na kishit bërë punë të madhe…”
Mehmet Rama nuk me njihte nga afër, sepse unë kam punuar në ushtri dhe ne kishim specifika të tjera dhe të ndryshme nga ato të ndërmarjeve ekonomike.
Këtu del në pah se kush ishte drejtuesi ynë i shquar popullor Mehmet Rama. Ai ndonse qe i kaluar në moshë dhe në pension, interesohej edhe për gjëndjen e një shkolle në fshatin Rajë, apo diku tjetër në Lekbibaj, Zogaj, Degë e Dragobi, pasi e detyronte dashuria për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të Malësisë së Gjakovës që e donte aq shumë.
Mehmet Rama ka qenë një kuodër që interesohej shumë dhe i ndiqte nga afër e me përparësi edhe problemet në sektorin e bujqësisë dhe të blegtorisë. Ai interesohej shumë për çdo proces pune, që nga punimi i tokës dhe deri tek shërbimi i kulturave bujqësore, duke insistuar që ato të realizoheshin në kohë dhe me cilësi të lartë.
Një rëndësi të veçantë ai i kushtonte edhe blegtorisë, që nga sigurimi i bazës ushqimore në kohën, sasinë dhe cilësinë e duhur, duke marë shpesh takime edhe me puntorët, kuadrot dhe specialistët e ndryshëm të kësaj fushe, me interesa jetike për vendin tonë.
Pra mund të them publikisht se Mehmet Rama ishte një kuodër i veçantë me aftësi të mëdha dhe i gjithëanshëm.
Mehmet Rama kujdesej mjaft edhe për zgjerimin e qytetit të Bajram Currit, që e kishte themeluar vet, zbukurimin, cilësinë e ndëritimeve, por edhe më shumë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tij, ku për çdo herë e gjeje atje ku punohej.
Me kujtohet një ditë e dielë, ndërsa isha duke pushuar, aty rreth orës katër pas dite, dikush më trokiti tek dera e shtëpisë. Për një moment mendova së mos ishin fëmijët e lagjes duke luajtur. Menjëherë u ngrita dhe kur hapa derën pash Mehmet Ramën, i cili mu drejtua mua duke me thënë:
“…ju shoku Avdyl si aktivist i Frontit të Lagjes, a mos duhet të jeni në krye të aksionit, për të kontrolluar qysh po kryhet pastrimi i qytetit…”
U ndjeva shumë keq kur shikoje Mehmet Ramën, ndonse i moshuar dhe në pension, ai dilte dhe interesohej për pastrimin e lagjes tonë. Menjëherë u vesha dhe dola jashtë. Sëpari i lypa falje shokut Mehmet e pastaj bashkë me të filluam të kontrollonim pastrimi në qytetit.
Kur i kujtoj këto gjëra tani, menjëherë më shkon ndërmend figura e lartë e këtij kuodri model me emrin Mehmet Rama dhe them me vete, se a mund të krahasohet kush me këtë drejtues, që tërë jetën e tij, ai ja kushtoi popullit, qytetit, rrethit të Tropojës dhe gjithë Shqipërisë e kombit tonë?
Unë i kam parë dhe njohur pothuajse të gjithë kuadrot që kanë punuar e drejtuar në Malësinë e Gjakovës dhe mund të them me bindje të plot, se me Mehmet Ramën nuk krahasohet askush deri më sot prej tyre.
Mehmet Rama nuk ka pranuar kurrë që, ti afrohet asnjë lloj privilegji, jo vetëm për familjen e vet, por as për miq, shok e tē afërm të tjerë, të fshatit, apo qytetit. Ai gjithmonë i ka parë problemet me syrin e drejtësisë, duke e vendosur atë mbi të gjithçka dhe mbështetur fukaran, apo zona të varfëra, siç ishte Nikaj e Mërturi e të tjera.
Shpeshherë, për Mehmet Ramēn ka patur edhe kritika nga individ të veçantë, se gjoja ai u jep më shumë mbështetje këtyre zonave dhe jo të gjithë rrethit e tjera.
Ai donte të ngushtonte sa më shumë dallimin që ekzistonte midis njerëzve, brenda shoqërisë, por edhe për çështjet e arsimit dhe lëvizjes së lirë në rrethin e Tropojës dhe sidomos për Nikaj e Mërturin, që njerëzit e kësaj treve të mernin tokë në zona të pa mbuluara gjatë asaj kohe, siç ishte Cërrnica, Bukova, Dubrova e tjerë.
E pra, ky ishte portreti i Mehmet Ramë Dollapit dhe për të dalë në dritë ashtu siç duhet vepra e tij, nuk mjafton vetëm ky shkrim i im, apo i ndonjë tjetri, por duhet një seri e madhe shkrimesh e tregimesh, që brezat e ardhshëm kur ta lexojnë, të mësojnë gjithëçka për figurën e ndritur të këtij biri të shquar të Malësisë së Gjakovës.
Të paharruara qofshin emri dhe vepra e Mehmet Ramë Dollapit!
Me respekt dhe konsideratë të lartë:
Avdyl Lamnica
New York USA.
March 30, 2012.

Dorëshkrimi i Avdyl Lamnicës, datë
30 Mars 2012.
Përgatitur për botim:
Nga:
Andy Apolloni
New York August 15, 2026.



