Riarrestimi dhe tortura ndaj të burgosurve politik shqiptar, “Fluturimi i Shqiponjës” në Mal të Zi, është vepër kriminale e kohëve mesjetare
Diskriminimi, vrasjet dhe burgosjet ndaj shqiptarëve po shkatërrojnë bashkëjetesën midis dy popujve.
Në kohët e sotme moderrne dhe sidomos pas përmbysjes së komunizmit dhe të diktaturave të tij, demokracia ka filluar të rritet, zhvillohet e konsolidohet gjithmonë e më shumë në çdo vend. Tashmë, askush nuk mund dhe nuk duhet të tentoj më, për të mashtruar përsëri njerëzit dhe shoqërinë tonë, me propogandë e demagji rreth teorive të vjetruara ruso-sllave leninisto-staliniste, apo titisto-jugosllave të vetadministrimit.
Popujt anekënd botës, tani nuk do tu frikësohen më kurrë as forcave ushtarake dhe as tankeve pushtuese ruse të Vladimir Putinit, që kërkon të realizoj qëllimet e tij të mbrapshta shoviniste rusomadhe, të cilat bien ndesh me dëshirat e tyre, për të jetuar të lirë e të pavarur dhe në paqe me njeri-tjetrin.
Demokracia në perëndim, ka vërtetuar plotësisht, se brenda edhe të njëjtit shtet, mund të bashkëjetojnë harmonikisht pa dhunë e violence edhe grupe me kombësi të ndryshme etnike, kur ato respektohen njësoj dhe janë me të drejta të barabarta në shtetin e përbashkët.
Kjo bashkëjetesë mund të ndodhë dhe bëhet realiteit, vetëm atëhere kur shteti interesohet seriozisht për të gjithë qytetarët e tij, me kombësi të ndryshme, por jo me kërbaç, vrasje, burgosje, spastrim etnik e shkombëtarizim, siç bënte ish Bashkimi Sovjetik, apo Jugosllavia e tjerë, që për interesa të këqija nacionaliste, rrezikuan edhe ekzistencën e vet.
Shembuj të kësaj natyre janë të shumtë, por si model, ne mund të përmendim Zvicrën (me tre kantonet e saj, (franko-italo-gjermane), Belgjika, ish Çekosllovakia (me çekët e sllovakët), Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e tjerë, me një demokraci të zhvilluar e konsoliduar.
Në këto shtete tashmë të gjithë qytetarët, liritë dhe të drejtat e tyre,(pavarsisht kujt religjioni fetar, ideje politike, origjine, rajoni, grupi, rrace apo kombësie i përkasin), mbrohen me ligjin më themelor, kushtetutën e këtyre vendeve dhe asnjeri,cilido qoftë ai, nuk guxon ti prek, apo të luaj me to.
Megjithë triumfin dhe fitoren e madhe të Demokracisë në shkallë globale, është fakt real e i pamohueshëm dhe njëkohësisht fatkeqësi për njerëzimin, se aktualisht në botë, bile edhe në qendër të Europës së qytetëruar, ekzistojnë akoma shtete të ndryshme, të vegjël e të mëdhenjë,(ndër to edhe diktaura komuniste e neokomuniste), që po mundohen ta errësojnë e sfidojnë këtë imazh.
Duke shfrytëzuar fuqinë e shtetit të tyre, forcën e armëve dhe të strukturave ushtarako-policore, ato po përdorin dhunë e diskriminim dhe po kryejnë vrasje, gjakëderdhje, burgosje e dënime masive ndaj njerëzve e popujve të pafajshëm me kombësi të ndryshme, të prirur e udhehëqur nga qëllime shfrytëzuese, kolonialiste, shoviniste, raciste e tjerë.
Në listën e gjatë të këtyre shteteve kriminale e të diskretituar, e cila po shkurtohet vazhdimish, një vend të dukshëm për të keq ze edhe Mali Zi, pavarsisht, se disa shqipfolës (naiv, të verbër, apo edhe të shitur) dhe propoganda e diplomacia e tij demagogjike, për marketing e përfitime politike, e paraqesin atë si një vend europian “demokratik” dhe “properëndimor” e tjerë e tjerë.
Por tani, pas asaj tragjedie që ndodhi në ish Jugosllavi, bota dhe perëndimi nuk mund të besojnë më mashtrimet ordinere sllave të Cetinjës, sikur Mali i Zi na qenka bërë shumë shpejt, një vend me demokraci të zhvilluar dhe drejtësi të vërtetë.
Opinioni europian, nuk i ka harruar dhe i ka ende para syve lumenjtë e gjakut të popujve slloven, kroat, boshnjak e shqiptar, që u masakruan nga ushtria dhe gjeneralët serbo-malazez, megjithse kriminelët cërrnogoras me në krye Milo Gjukanoviçin dhe banditët e klanit të tij, nuk u dërguan para drejtësisë në gjyqin e Hagës, por u lanë të lirë e në pushtet, për ta vazhduar përsëri rrugën e krimit.
Për realizimin e qëllimeve të tij strategjike të sllavizimit, shteti malazez, pasi fitoi edhe pavarsinë me ndihmën e bashkëkombësve tanë, e vazhdoi përsëri me egërsi aktivitetin e vet kundër tyre, duke u munduar ta maskonte atë bukur pas frontit të përbashkët të luftës kundër terrorizmit islamik,
Jashtë çdo llogjike, ligji e norme demokartike, ai ka ndërmarë një sulm të fuqishëm frontal ndaj popullit tonë dhe të drejtave të tij në këtë shtet, dhe po dhunon hapur, burgos, dēnon e vret vazhdimisht shqiptar të pafajshëm në të gjitha trojet tona, me synim për të zhdukur gradualisht çdo vlerë kombëtare tē tyre.
Mali i Zi, pasi realizoi me “sukses” masakrën e përgjakshme mbi popullin e Malësisë më 9 shtator 2006-të, vrasjen e katër të moshuarve Pjeter Zef Sinishtaj, Nik Marashi Dedvukaj, Martin Frani Dedvukaj, Age Tom Dedvukaj, arrestimin e 18 vëllezërve tanë të pafajshëm me besim fetar katolik, që i akuzon si “terrorist islamik”, realizoi edhe rrahjen e torturimin e tyre para popullit dhe trupit gjykues në ofiset e drejtësisë së tij.
Podgorica zyrtare, jo vetëm që nuk flet asgjë për këto veprime antiligjore, si dhe të drejtat elementare të shqiptarëve, por ajo është hedhur edhe në ofensivë, duke përdorur vazhdimisht dhunë të ashpër policore, ku ngjarje të till tragjike të shkaktuara prej saj, tashmë po pasojnë njera-tjetrën.
Kështu më datën 17 shkurt 2008-të, forcat speciale ushtarake malazeze kanë ndërmarë me egërsi veprime të dhunëshme ndaj fëmijëve shqiptar në fshatin Vuksanlekaj të Malësisë, që ishin tubuar e organizuar në mënyrë paqsore, për të festuar ditën e madhe të Pavarësisë së Kosovës. Ata përdorën mbi të rinjët tanë dhe ndaj simboleve tona kombëtare ofeza, sharje dhe fyerje raciste, duke i kërcënuar këta djelmosha edhe brutalisht me shkopinjë gome, kërcitje hekurash, bajoneta dhe plumba armësh. Falë kulturës, maturisë dhe pjekurisë së tyre të lartë e të admirueshme, ata bënë të mundur që të mos eskalonte situata në këtë çast gëzimi e tê shëndrrohej në një konflikt të përgjakshëm, siç dinë ti përgatisin e kryejnë gjithmonë me mjeshtëri e pabesi shkijet kundër nesh.
Në mbrëmjen e datës 24 gusht 2008-të, policia cërrnogorase e armatosur gjer në dhëmbë, pa ndonjë shkak dhe arsye, ka kryer një operacion tjetër ndëshkues e vandal në lokalin “Kavalieri” të qytetit të Tuzit dhe ka shpërndarë atje me forcën e armëve mijëra shqiptar, (midis të cilëve edhe mjaft bashkëatdhetar nga diaspora jonë e Amerikës.
Ata ishin mbledhur për të ndjekur koncertin festiv të këngëtares tonë Shkurte Fejza(bilbilit të Kosovës), e cila kishte ardhur enkas, për të argëtuar vëllezërit e saj malësor e ulqinak, që bënë aq shumë për Kosovën dhe popullin e saj, duke i shpëtuar atij jetën prej vdekjes që mbolli kudo përmbi të, ushtria dhe policia kriminale serbo-malazeze e Millosheviçit dhe Gjukanoviçit. Ky akt i shëmtuar, cinik e barbar i shkijeve të Podgoricës, kundër një populli të tërë, kulturës së tij, si dhe ndaj një këngëtare shqiptare, tregon qartë fytyrën e vërtetë raciste e diskriminuese, të shtetit malazez.
Ai frikësohet edhe nga zeri i bukur, muzika e çiftelia e Shkurte Fejzës, që di të dhuroj e mbjellë vetëm gëzime, miqësi, vëllazërim dhe dashuri me këngët e saj, midis dy popujve tanë, ashtu siç bëri kohë më parë edhe një këngëtar serb nga Beogradi, i cili këndoi për popullin e Tiranës, duke i falur atij momente kënaqsie me talentin e vet.
Ndërsa shteti shoven podgorican dhe policia e tij kujdesen shumë për kulturën sllave, artistët, këngëtarët dhe aktivitetet e tyre, që ta argëtojnë sa më mirë popullin malazez, kjo nuk ndodhë njësoj edhe me artistët shqiptar dhe popullin tonë, pasi ata shpërblehen gjithmonë vetëm me kamxhikun e milicisë së Cetinjës, që u rri vazhdimisht gati për të goditur nga pas.
Gjithashtu, më datën 31 gusht 2008-tê, stacioni i policisë malazeze “Vrella e Konikut”me kryepolicin i saj katil, Dragan Gjukiq, ka rrahur barbarisht, përgjakur, torturuar e traumatizuar rëndë në zyrat e milicisë, të riun e pafajshëm shqiptar (19 vjeçar) Prelë Gjokaj, nga Vrella e Ribnicës, që aktualisht studion në akademine e arteve të Beogradit. Nga goditjet e forta që ai ka marrë në kokë , kraharor dhe në të gjithë trupin, prej mjeteve speciale të dhunës që përdoren veçanrisht për shqiptarët, atij ju ka bllokuar frymëmarrja dhe është rikthyer përsëri në jetë, vetëm falë ndihmës së menjëherëshme mjeksore të urgjencës pranë spitalit. Jo vetëm kaq, por ky djalosh shqiptar intelektual e artist, që e urren dhunën e racizmin dhe mbjell e kultivon me veprimtarinë e sjelljet e tij vetëm kulturën, dashurinë e miqësinë midis popujve tanë të Ballkanit, është masakruar barbarisht nga uniformat e zeza edhe në prezencë të nënës së tij të dashur Shqipe Gjokaj. Kjo zonjë heroike patjetër që është tronditur e shokuar nga kjo ngjarje e pazakontë çmendurie, kur ka parë me sytë e veta vdekjen e djalit të saj të dashur, të cilën dinë ta bëjnë vetëm policët kriminel sllavo-malazez, pavarsisht se në përbërje të tyre mund të ketë edhe ndonjë person të mirë, që nuk ka asgjë të përbashkët me dhunues të tillë sadist.
Po kështu, më datën 26 gusht 2008-të, policia terroriste malazeze ka ndërmarë edhe një akt tjetër sulmi të qëllimshëm ndaj Republikës së Shqipërisë, përball pikës kufitare të Shën Gjergjit në rrethin e Shkodrës, duke gjuajtur me armë zjarri brenda territorit të shtetit shqiptar dhe ka plagosur atje rēndë bashkëkombësin tonë, peshkatarin Hysen Skënderaj.
Falë rastësisë, ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po kuronë plagët mbi trupin e tij, që i shkaktuan banditët sllav të Cetinjës, me miratimin e lidereve të tyre kriminel, që janë në krye të shtetit cërrnogoras, e që vazhdojnë të sillen armiqsisht, jo vetëm me shqiptarët nën Mal të Zi dhe me kombin tonë, por edhe me shtete të tjera të Ballkanit.
Ky veprim ushtarak tipik fashist i shtetit të vogël malazez ndaj një shteti tjetër fqinjë, shumë herë më i madh se ai, tregon qartë genin e egër dhe natyrën prej vrasësi të cerrnogorasve dhe nuk ka nevojë për koment, sepse një aventurë e till flet vet, vetëm për urrejtje, shovinizëm e pasion lufte dhe jo për paqe e miqësi midis popujve.
Kohët e fundit shteti malazez, që nuk ka të ngopur kurrë me gjak shqiptari, pas kasapanes së parë që bëri mbi popullin e pambrojtur të Malësisë, duke vrarë e burgosur djemtë e saj, me ashpërsinë e tij më të madhe, që e karakterizon, ai filloi përsëri edhe lojën e ndyrë prej gjaksori me organet e veta të drejtësisë, që tashmë njihen botërisht si instrumeta padrejtësie e në shërbim të krimit sllavo cërrnogoras.
Me një operacion të shfrenuar dhune dhe krejt pa asnjë bazë ligjore e juridike bashkëkohore, ai bëri edhe riarrestimin e shqiptarëve të burgosur më parë, në ish procesin famëkeq të koduar, “Fluturimi i Shqiponjës”.

Kështu xhandarët e Cetinjës, hapën plagë të reja, duke thelluar ndarjen dhe nxitur armiqësinë midis popullit tonë dhe atij malazez, me të cilin jemi komshi prej shekujsh dhe duam të jetojmë në paqe, liri e harmoni të plot, qoftë edhe brenda në të njëjtin shtet me të.
Duke analizuar me syrin kritik historinë, ngjarjet e hidhura të mëparshme, ato që po ndodhin në vazhdimësi kundër popullit tonë të pafajshëm dhe të drejtave të tij njerëzore, si dhe ato që do të pasojnë më vonë, e që po përgatiten në zyrat e udëbashëve të Podgoricës, na lind e drejta të mendojmë dhe të shprehim hapur pikpamjen tonë, pavarsisht se nuk i pëlqen dikujt, apo dhe vet shtetit agresiv malazez.
Bazuar në fakte të shumta e prova të pakontestueshme, ne deklarojmë publikisht, se bashkëjetesa e shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre autoktone, me popullin dhe nën shtetin malazez, është bërë tepër e vështirë, dhe gati e pamundur duke shkuar drejt shkatërrimit, pasi ai po i trajton shumë keq bashkëkombësit tanë dhe po sillet ndaj tyre me një urrejtje egërsi të paparë. Çdo zbukurim, apo argumentim tjetër, i çfarëdo natyre dhe i kujdo personi, shoqate, apo partie politike qoftë, që mund të bëhet jashtë këtij realiteti rreth situatës kritike e gjendjes së nderë, që mbizotëron sot te vëllezrit tanë shqiptar në Mal te Zi, të diskriminuar totalisht, është tymnajë propogandistike, i pa vërtet, antishqiptar dhe tepër i dëmshëm,
Dizinformime të tilla, nuk i shërbejnë aspak, jo vetëm Popullit Shqiptar, por edhe atij malazez dhe interesave tona të përbashkëta, për të shkuar drejt integrimit europian dhe demokracisë me standarte të larta, duke u bërë partner të denjë të shoqërisë dhe civilizmit të zhvilluar perëndimor, të cilin po kërkojmë dhe jemi duke punuar për t’ju bashkëngjitur.
Nuk mund të ndërtohet dhe konsolidohet demokracia vetëm me fjalë, teorizime, e leksione fallco rreth saj, siç bënë Mali i Zi, pa i zbatuar ato realisht, i cili në praktikën e veprimtarisë së tij të përditëshme vazhdon akoma të ndjekë një politikë diktatoriale, shtypëse, sllavizuese e kriminale ndaj popullsisë me kombësi shqiptare, duke i shkaktuar asaj trauma e viktima të shumta edhe sot.
Pushtetarët malazez dhe servilët e çdo lloj ngjyre të Podgoricës, që i shërbejnë asaj verbërisht, sa herë që shqiptarët kërkojnë të drejtat e tyre elementare(siç i kanë edhe sllavët), që duhet t’ja u garantoj e mbroj vet shteti i tyre cerrnogoras, ata i akuzojnë bashkëkombësit tanë si luftënxitës, destabilizues, terrorist-islamik, enverist, stalinist, komunist e tjerë.
Ata harrojnë se fenomene të tilla, e kanë origjinën e vet të lindjes, bazat e rritjes e të përhapjes në Rusinë e Carëve, Sërbinë e Krajlëve dhe Cetinjën e Knjazëve të tyre dhe jo në trojet e kombin tone të vjetër autokton pellazgo-Iliro-shqiptar.
Tashmë e tërë bota i njeh shqiptarët si një popull hyjnor, që nga Lashtësia me Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Kostandinin e Madh, Gjergj Kastriotin legjendar (kalorsi i kristianizmit) dhe deri te Nëna jonë e famëshme Terezë, që e respekton i gjithë globi, për veprën e saj të ndritur, në shërbim të njerëzimit.
Nuk është aspak e vërtetë, se shqiptarët kërkojnë dhe punojnë për destabilizimin e Malit të Zi, sepse faktet e shumta vërtetojnë të kundërtën, por është udhëheqja malazeze ajo, që me politkën e saj të brendshme konfliktuale, shtypëse dhe vrastare ndaj kombësive të tjera e ka minuar dhe po e çon vet drejt destabilizimit shtetin cërrnogoras. Dhuna e ashpër e këtij mikroshteti, tashmë po urrehet nga të gjitha nacionalitetet jo malazeze (serbe, kroate, boshnjake e shqiptare), të cilat kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë dhe punojnë me përkushtim, që të çlirohen përfundimisht prej vargonjëve të robërisë, diktatit, sundimit e padrejtësisë, që po u bëhet vazhdimisht nga klani cetinjas i Podgoricës. Është e drejtë demokratike e gjithë sejcilit, që të mendoj dhe të shpreh lirshëm opinionin e tij, rreth ngjarjeve e problemeve të ndryshme që e preokupojnë sot shoqërinë, apo edhe kombin tonë, por e rëndësishme është, që të mos shtrembërohet qëllimisht realiteti i tyre, siç bëjnë sot ndonjë person, shoqatë, organizatë e parti politike në Mal të Zi, apo dhe në diasporë, të cilët flasin në favor të policisë malazeze, duke mbështetur, justifikuar e minimizuar krimet e saj.
Në mesin tonë kemi edhe nga ata shqipfolës gjakprishur, që mbyllēn sytë dhe heshtin ndaj dhunës e masakrave që kryejnë shkijet kundër popullit tonë, bile edhe ngrenë dolli me diplomatët e padronët e tyre sllav malazez dhe vjellin tinëz vrer kundër patriotëve e bashkëatdhetarëve tanë, që marrin në mbrojtje shqiptarët dhe të drejtat e tyre, por shyqyr që janë të pakët dhe tani rrinë strukur e të frikësuar gjer në palcë. Kjo kategori njerëzish, të thjeshtë apo pushtetar institucionesh (si qeveritar, ministra, politikan, biznesmen e tj), që tashmë njihen mirë se cilët janë, do ta mbajnë vet përgjegjësinë e tyre, para Zotit dhe Popullit Shqiptar, për shërbimin që po u bëjnë klaneve shtetërore e antishqiptare në Podgoricë, Beograd, Athinë, apo diku tjetêr gjetkë. Megjithatë, ne do te vazhdojmë të kryejmë pa u lëkundur detyrën tonë ndaj Atdheut e kombit dhe do të kritikojmë gjithmonë me ashpërsi dhunën dhe veprimtarinë antishqiptare të shtetit malazez, deri atëherë sa ai të ndryshoj plotësisht, duke hyrë në rrugën e Demokracisë së vërtetë dhe tu japi të gjitha të drejtat e ligjëshme vëllezërve tanë në Mal të Zi.
Vetëm duke punuar në këtë mënyrë mund të përmisohet, rregullohet dhe konsolidohet bashkëjetesa e shqiptarëve në këtë shtet, paqia, liria, drejtësia, demokracia dhe miqësia midis popujve tanë, të cilat aktualisht janë të tronditura dhe traumatizuara tepër rëndë, nga vet politika agresive e shtetit malazez, që ndjek kundër kombit tonë.
Arrestimi dy herë për të njëjtën vepër penale dhe ushtrimi i dhunës ndaj të dënuarëve janë metoda naziste dhe të dënueshme me ligjë.
Historia na tregon, se dhuna dhe tortura (qofshin këto fizike, apo psiqike) janë mentalitete, gjykime, veprime dhe praktika të vjetëruara dhe tepër ekstreme, që u përkasin shoqërive të kaluara primitive, të cilat kanë jetuar në periudha kohësh shumë të largëta, gjatë Lashtësisë, apo edhe Mesjetës.
Këto lloj fenomenesh virusale, kaq të rrezikshme e vdekjeprurëse, janë trashëguar prej atyre shoqërive, dhe pasojat e tyre të hidhura, në përmasa të ndryshme dhe herë-herë, masive e tragjike, po i vuajmë edhe ne, ne kohët e sotme moderne me një zhvillim të lartë e të qyteteruar.
Bartës të këtyre praktikave çnjerëzore u bënë edhe rrymat politike regresive që erdhën më vonë duke hipur me forcë edhe në pushtet , si nazizmit hitlerian, fashizmi musolinian, komunizmi stalinist , Titizmi jugosllav, dhe diktatura të tjera kriminale, të tipit Millosheviçian, që vranë dhe masakruan dhjetra milion njerëz të pafajshëm në të gjithë botën..
Torturat e egra dhe tepër të ashpra mbi trupin e njerëzve, nëpër kampet fashiste të përqëndrimit e të shfarosjes në masë, burgjet famëkeqe komuniste dhe qelitë e zyrat vdekjeprurëse të UDB-së jugosllave (serbo-malazeze), nuk do të shlyhen kurrë nga kujtesa dhe mendja e popujve dhe e kombeve të Ballkanit, Europës, Azisë e tjerë.

Këto tragjedi krimi e dhune mjaft të ashpëra dhembin shumë edhe sot në shpirtin e pasardhësve të viktimave, por edhe tek gjithë gjeneratat tona, e të tjera, që do të vijnë më vonë, duke u shkaktuar atyre gjithmonë vetëm trishtim.
Ndjekja hap pas hapi, survejimi dhe mbajtja nën kontroll vizual pa shkak dhe dhuna fizike e psiqike ndaj njerëzve të pafajshëm, antikomunist e demokrat, si dhe riarrestimi e ridënimi i tyre për të njëjtën “veper penale”, apo “ figurë krimi”, ka qenë një veprimtari e çmendur dhe karakteristike vetëm e shtetit diktatorial jugosllav, që shtypte pamëshirë kombësitë e tjera jo sërbe.
Njerëz të ndryshëm, me kombësi shqiptare, kroate, boshnjake, që mbijetuan duke përballuar burgjet shfarosëse jugosllave të Titos e Milloshevicit(siç ishte edhe patrioti ynë heroik nga Malësia, Rexhep Gali Balidemaj (nga Martinaj Guci, me banim në New York, që e kaloi jetën në Goliotok pse e donte Shqipërinë e shumë të tjerë, tregojne dhe dëshmojnë për torturat e tmerrëshme çnjerëzore, të cilat nuk janë parë e dëgjuar ndonjëherë, qysh nga kohët e herëshme të Mesjetës.
Të njëjtën rrugë krimi dhe veprimtarie të zezë ndaj qytetarëve të tij, Mali i Zi po e ndjek edhe sot, pavarsisht se ai pretendon sikur është një shtet ligjor, demokratik dhe i së drejtës.
Riarrestimi i 18 vëllezërve tanë heroik nga Malësia për herë të dytë nga organet e prokurorisë dhe gjykatës vrastare të Podgoricës, për të njëjtën arsye e veprim, pas burgosjes së parë në shtator të vitit 2006-të, ekspozon qartë fytyrën kriminale të Malit të Zi dhe aktivitetin e tij të vazhdueshëm antishqiptar, që nuk parashikohet në asnjë Kod Penal(ligjor) bashkëkohor dhe bie ndesh me të gjitha praktikat juridike ndërkombëtare të kohës së sotme.
Një veprim i till brutal, antiligjor dhe antidemokratik i organeve të drejtësisë cërrnogorase, që nuk kryhet në asnjë vend të botës tonë të qytetëruar, bile edhe atje ku sundojnë aktualisht diktaturat, apo sistemi komunist, ka befasuar dhe zhgënjyer tërë opinionin perëndimor, organizmat ndërombëtare dhe institucionet e drejtësisë.
Pas këtij akti të papërgjegjshëm dhe anormal, ato kanë shprehur hapur e pa rezerva edhe kritikat e tyre ndaj kësaj torture kriminale e të shëmtuar, që po kryen shteti malazez ndaj të burgosurve shqiptar.
Shqiptarët në Mal të Zi, nuk duhet të kalojnë më ditë më dhunë e të vështira.
Në qoftë se Mali i Zi, do të vazhdoj të ndjek të njëjtën politikë si deri më tani, shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, padyshim do të kalojnë ditë dhe kohë të vështira, të mbushura plot me ngjarje, incidente e konflikte tepër të dhimbëshme, për të cilat përgjegjsia do të bjerë vetëm mbi pushtetarët e Podgoricës që drejtojnë këtë vend.
Populli ynë heroik i këtyre trojeve, jo vetëm që nuk dëshiron asnjë situatë të tillë, por ai me inteligjencën, zgjuarsinë dhe trimërinë e vet, do të punoj me të gjitha forcat e tij në rrugë demokratike që ti shmang ato, parandaloj dhe tu veri fre këtyre aventurave sllave, për të mos ndodhur, duke u bërë faktor stabiliteti, paqe e sigurie jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ai do të frikësohet, toleroj dhe heq dorë nga të gjitha të drejtat e tij të ligjëshme njerëzore e kombëtare që i takojnë, por përkundrazi kjo nënkupton vendosmërinë e tij për ti bërë ato realitet, pavarsisht se duan apo nuk duan persona e klane të caktuara antishqiptare cërrnogorase dhe shërbëtorët e tyre me nacionalitet të ndryshëm.
Aktualisht koha dhe situata e sotme punojnë për demokracinë, popujt dhe të drejtat e tyre, të cilat ne duhet ti shfrytëzojmë më mirë, që të ralizojmë të gjitha objektivat, qëllimet dhe aspiratat tona kombëtare, duke u bërë të vlefshëm jo vetëm për populli tonë, por edhe për kombësitë e tjera dhe shtetin e përbashkët malazez.
Është detyrë e të gjithëve, e çdo shqiptari, shoqate, organizate, partie politike dhe e diasporës tonë nëpër botë, dhe sidomos e asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me intelektual mjaft të fuqishëm, që të kordinojmë më mirë punët tona me njeri tjetrin dhe ti shërbejmë popullit tonë në këto momente kaq historike, të volitshme e të favorshme për ne, shanc të cilin nuk e kemi patur asnjëherë, dhe ta ngremë kombin e lavdishëm e të parëve tanë në vendin e nderit ku i takon të jetë.
Të gjithë sëbashku, ne nuk duhet ti lejojmë më kurrë kriminelët sllav brenda policisë malazeze, prokurorët e gjyqtarët mafioz cërrnogoras, por edhe liderët bandit të Podgoricës të na prekin, torturojnë, burgosin e vrasin qoftë edhe një shqiptar të pafajshëm, të të cilëve ne duhet t’ja u bëjmë shumë të qart, se në raste të tilla, do të përballen jo vetëm me kombin shqiptar e dy shtete të tij(Shqipëri e Kosovë), por edhe me perëndimin e opinionin përparimtar botëror.
Është koha që ti themi për të fundit herë ndal dhunës e krimit malazez, sepse “enough it’s enough”, pasi bota, ashtu siç vendosi dikur që trojet tona shqiptare të jenë nën juridiksionin Cetinjës, e cila duhet të na trajtoj mirë, ashtu mund të vendos prap, që ato të jenë jashtë robërisë së saj, të pavarura dhe të lira.
Ne jemi optimist dhe kemi besim të plot, se liderët dhe të rinjët shqiptar në Mal të Zi, që kanë sakrifikuar mjaft për Kosovën dhe kauzën tonë të përbashkët, do të dinë ta bëjnë shumë mirë detyrën e tyre të shenjtë edhe për popullin e vet, që ai të arrij një zhvillim të shpejt e të gjithanshëm, si të tëra trevat e tjera të Kombit Shqiptar.
Tani që Podgorica zyrtare njohu Pavarsinë e Kosovës, ku më shumë i bëri nder e shërbim vetes dhe imazhit sē saj, sesa neve, le të shpresojmë, se ajo do të eci në rrugë të mbarë drejt demokracisë e drejtësisë, dhe do të respektoj të drejtat e Popullit Shqiptar në Mal të Zi, liroi të burgosurit politik dhe japë fund dhunës e diskriminimit kundër popullit tanë në atë shtet.
Shteti dhe Qeveritë e Shqipërisë, po miratojnë në heshtje dhunën malazeze ndaj shqiptarëve
Bashkëkombasit tanë shqiptar, me qindra mijëra, që jetojnë në trojet e tyre shekullore, por në shtetin e Malit të Zi, Sërbi, Maqedoni, dhe Greqi, me lot në sy, të dhunuar, vrarë, burgosur e diskriminuar për dekada e shekuj të tërë, presin që ti përkrahi dhe marri në mbrojtje shteti ynë amë, i cili fatkeqsisht i ka braktisur, pasi është duke ndjekur një politikë tepër indiferente e të dyshimtë, që bie ndesh, jo vetëm me Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe interesat tona kombëtare.
Ata kanë ngelur të vetmuar e shumë të zhgënjyer nga ky qëndrim i ulët, mospërfillës e i turpshëm i qeverive të Tiranës, që bëjnë biznese me sllavët e Beogradit, Cetinjës e Shkupit, realizuan konfliktin e përgjakshëm të luftës civile veri-jug në vitin 1997-të, masakrën e trishtueshme të Gërdecit dhe po vazhdojnë me sukses korrupsionin edhe sot.
Këta lloj pseudoliderësh, të cilët vijnë padrejtësisht në pushtet me vjedhje, blerje e fallsifikim votash, që duhet të jenë para drejtësisë, jo vetëm që nuk e kanë ngritur zerin asnjëherë për të mbrojtur shqiptarët në Mal të Zi, të burgosurit tanë politik ”Fluturimi i Shqiponjes”, dhe të drejtat e tyre, por edhe me heshtjen e vet, ata u kanë dhënë Okay-in krimineleve malazez që ta vazhdojnë lirisht dhunën përmbi ta,
Turpi arriti deri në atë masë, saqë autoritetet cërrnogorase deklaruan hapur e me mburrje, se pēr kasapanen që po kryejnë ndaj shqiptarëve në Malësi, kemi edhe autorizimin dhe ndihmën e Qeverive të Shqipërisë.
Ne u bëjmë apel me urgjence të gjitha shoqatave tona patriotike, partive politike mbarëshqiptare dhe lidereve të tyre e parlamentarëve tanë të nderuar, si Pandeli Majko, Erion Braçe, Arben Malaj, Hashim Thaçi, Azem Syla, Fatmir Limaj, Ali Ahmeti, Mehmet Bardhi, Vasel Sinishtaj, Ismail Çunmulaj, Nikoll Camaj, Muhamet Gjokaj e tjerë, që tu dalin zot kombit dhe vëllezërve tanë që jetojnë kudo nëpër Ballkan.
Pavarsisht se njerëz të ndryshëm dhe klane të caktuara të huaja antishqiptare punojnë kundër nesh, i gjithë kombi ynë do të zhvillohet e konsolidohet vazhdimisht, prandaj me votën tonë të lirë, ne nuk duhet të lejomë më kurrë që të bjemë në pushtet lider demagog, karrierist, e të korruptuar, që të vuajmë përsëri mes tragjedishë si ajo e vitit 1997-të, kur u dogjë dhe shkatërrua e gjithë Shqipëria.
Ne duhet të keni besim të plot e të patundur tek vetja jonë, se me punën tonë dhe ndihmën e aleatëve tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli ynë kudo që ndodhet, edhe ai nën Mal të Zi, do të eci gjithmonë vetëm në rrugēn e Demokracisë dhe drejt zhvillimit, përparimit e fuqizimit të tij.
Nga:
Themi J. Tushe
Pashko Rr. Camaj
New-York 10-13-2008
Nisur nga problemi që trajton dhe rēndësia që paraqet aktualisht ky artikull, ai u korrektua dhe dërgua për botim.
Themi J. Tushe
New York
September 06, 2026



