Punëtori i KEK-ut humb jetën në aksident në zonën e ekskavatorit

17 gusht 2026 | 10:43

Punëtori i KEK-ut, Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka humbur jetën më 16 gusht, rreth orës 20:30, pas një aksidenti në vendin e punës.

Gojnovci, teknik i xehtarisë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ishte pjesë e KEK-ut që nga viti 1985.

Sipas KEK-ut, aksidenti ka ndodhur derisa ai po lëvizte në zonën e ekskavatorit.

Korporata i ka shprehur ngushëllime familjes, ndërsa ka njoftuar se varrimi do të bëhet publik pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati 60-ditor i marrëveshjes së përkohshme mes Shteteve të Bashkuara…