Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng

17 gusht 2026 | 12:50

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar sërish nga kryetari i LV-së, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e procesit të konstituimit të institucioneve.

Duke folur për aksionin e PDK-së para objektit të qeverisë, Deliu-Kodra ka thënë se Kurti nuk ka mandat ta mbajë shtetin peng dhe se Kushtetuta është mbi të gjithë.

“Edhe sot para Qeverisë, për t’ia thënë troç: Albin Kurti, nuk ke mandat ta mbash shtetin peng! Hajde në Kuvend, ndale bllokadën dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Institucionet e Kosovës nuk mund të sakrifikohen për interesin dhe kalkulimet e një njeriu. Kushtetuta është mbi ty. Shteti është mbi pushtetin tënd”, ka shkruar ajo në Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në netët me temperatura të larta, shumë persona heqin dorë…