PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

17 gusht 2026 | 13:08

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar sërish kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, me kërkesë për vazhdimin e seancës së Kuvendit.=

Deputetët e PDK-së, përmes një letre drejtuar Deharit, kanë kërkuar që seanca të vazhdojë nesër, më 18 gusht, me fillim nga ora 11:00.

Në letër, PDK-ja ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit dhe respektimin e afateve kushtetuese e procedurale.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, është thënë në letrën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata “Linja e Jetës” ka protestuar kundër mënyrës së raportimit…