Rrustem Mustafa: Lirimi i bashkëluftëtarëve nga Haga, detyrim moral e kombëtar
17 gusht 2026
| 18:31
Rrustem Mustafa ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Mustafa ka thënë se relativizimi i fajit dhe barazimi i historisë janë të papranueshme, duke theksuar se lufta e UÇK-së, ka qenë dhe mbetet e pastër.
“Lirimi i bashkëluftëtarëve tanë nga Haga nuk është thjesht kërkesë politike, por detyrim moral e kombëtar”, ka shkruar Mustafa.
“Drejtësi në Hagë. Relativizimi i fajit dhe përpjekja për të barazuar historinë është një akt i pamoralshëm që nuk i shërben drejtësisë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e pastër. Lirimi i bashkëluftëtarëve tanë nga Haga nuk është thjesht kërkesë politike, por detyrim moral e kombëtar ndaj të vërtetës sonë shtetërore”, shkruan ai.



