Komuna e Kaçanikut ndërpret kontratën për menaxhimin e parkingut

19 gusht 2026 | 08:35

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me kompaninë e angazhuar për menaxhimin e parkingut në Bulevardin “Ismail Raka”.

Sipas njoftimit të komunës, vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, “papërgjegjësisë dhe mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale”, përkatësisht moskryerjes së pagesave për shfrytëzimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire publike.

Komuna ka bërë të ditur se deri në një njoftim të radhës, parkingu në Bulevardin “Ismail Raka” do të jetë pa pagesë.

“Për çdo ndryshim eventual, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
YouTube njoftoi të hënën se po ndryshon mënyrën se si…