Aksidenti tragjik me dy të vdekur, Peci: Ditë e rëndë për Mitrovicën
19 gusht 2026
| 11:22
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku kanë humbur jetën dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e ka cilësuar rastin si një “ditë të rëndë” për qytetin, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
“Jam thellësisht i prekur me rastin tragjik të aksidentit të sotëm që i mori jetën dy të rinjve të Komunës së Mitrovicës në moshë shumë të re”, ka shkruar Peci në “Facebook”.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve Xhemajli dhe Zejnullahu për humbjen e Qëndrimit dhe Rinorit, duke vlerësuar se kjo është një humbje për të gjithë qytetin.
“Shpirti i tyre u prehtë në paqe, e kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Peci.



