Haziri e quan Sveçlën qyqar: Ai Xhelal që rri ulur në kolltukun e ngritur mbi gjakun e dëshmorëve, na goditi

05 tetor 2026 | 21:06

Çlirim Haziri, djali i heroit të zhdukur Xhavit Haziri, i është drejtuar me një deklaratë të ashpër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë tensioneve të krijuara sot pranë Kuvendit të Kosovës.

Haziri ka kritikuar ashpër Sveçlën, duke e akuzuar se është ulur në një pozitë që është ngritur mbi gjakun e dëshmorëve.

“Ai Xhelal që sot rri ulur në kolltukun që u ngrit mbi gjakun e dëshmorëve, sot na goditi, na gjuajti, para familjeve tona, para nanave tona, para grave tona e iku me bisht, ashtu siç është, si qyqar”, ka deklaruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me situatën…