Gjini: Kurti, i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë e deshi Specialen – ajo është arsyeja pse sot është në pushtet

05 tetor 2026 | 21:03

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Prishtinë, gjatë protestës para Kuvendit e Qeverisë.

Teksa qytetarët po kërkojnë votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, Gjini ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, mbase është i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë të trurit e ka dashur këtë gjykatë.

Postimi i Ardian Gjinit

Kurti mbase është i vetmi politikan shqiptar që me çdo qelizë të trurit e trupit të tij e ka dashur këtë gjykatë.

Mosvotimi i gjykatës nga ana e Vetëvendosjes në vitin 2015 ka qenë oportunizëm i pastër e jo bindje e ndonjë natyre.

Po që kanë qenë të bindur se partitë në pushtetin e atëhershëm do ta votojnë. Prandaj vet abstenuan.

Në fakt, Gjykata Speciale është thelbi i arsyes se pse Kurti është në pushtet.

Që prej qershorit, Aleanca iu ka paralajmëruar se Kurti do prap zgjedhje.

I ka mbyllur vet të gjitha opsionet për të dalur nga bllokada politike.

Nuk e ka marrë parasysh ofertën e Aleancës, e ka poshtëruar me plot qëllim Lidhjen Demokratike dhe së fundi luajti me Partinë Demokratike.

Përndryshe nuk do kishte pritur deri sot për ta votuar në parim ligjin. Do ta kishte bërë më herët.

Përndryshe nuk do t’i fuste 22 projektligje në procedurë të përshpejtuar sot.

Përndryshe nuk do ta kushtëzonte fare votimin e ligjit për Gjykatën Speciale me votimin e presidentit.

Nëse vërtet dëshironte t’i shmangte zgjedhjet, ëin-ëin ka pasur. Por nuk deshi.

Që prej qershorit lojën e fajësimit e ka luajtur.

Mund t’iu them se iu kemi paralajmëruar.

E tash?

Shohim gaz lotsjellës e krisma në sheshin kryesor të kryeqytetit, kundër vlerave tona të lirisë.

Po nesër?

Vetëvendosje e pyet Gjykatën Kushtetuese nëse Albulena mund t’i shpall zgjedhjet.

Ky është kaos i programuar nga Kurti i cili nuk e do krijesën që e udhëheq, e që është Republika e pavarur e lirë dhe demokratike e Kosovës.

Ky nuk i do as njerëzit që e duan e që e votojnë. Ndërsa, tjerët i urren.

Por Kosova jonë nuk do të shkatërrohet. Do t’i mbijetojë edhe kësaj krize.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami sërish ka reaguar lidhur me…