Behrami: Në mbrojtje të UÇK-së është protestuar më 1997, 1998 dhe 2026, e pabesueshme
05 tetor 2026
| 20:56
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami sërish ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia ndaj protesutesve.
Ai ka thënë në mbrojtje të UÇK-së është protestuar në vitin 1997, 1998 dhe në vitin 2026!
“Në të gjitha këto protesta është përdorur gaz lotsjellës. Pse të përdoret gjithë kjo dhunë shtetërore ndaj protestuesve që kërkojnë vetëm një gjë të vogël. Kalimin në leximin e dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale! E pabesueshme!”, ka shkruar Behrami.



