OVL-UÇK, Policisë: Mbani duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve
05 tetor 2026
| 21:17
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një reagim ndaj Policisë së Kosovës.
Në reagim të organizatës thuhet se policia po zbaton urdhra gjatë protestës së sotme, megjithatë thirrja e OVL UÇK-së është që policët t’i mbajnë duart larg fëmijëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve të këtij vendi.
“Njerëzve që, përveç gjithçkaje tjetër, kanë kontribuar që ju sot ta gëzoni këtë uniformë. Ndaleni dhunën e tepruar dhe të paprovokuar! Ne nuk kemi punë me ju. Kemi punë me përfaqësuesit e popullit dhe kërkojmë që ata të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Mos e ktheni uniformën që duhet të mbrojë qytetarin në mjet dhune ndaj tij”, thuhet në reagim.



