55 raste të të shtënave festive në dy muaj, 48 persona u shoqëruan në polici
19 gusht 2026
| 12:00
55 raste të të shtënave festive janë raportuar në Kosovë gjatë muajve qershor dhe korrik, kryesisht në dasma dhe ahengje familjare.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Policia e Kosovës ka shoqëruar 48 persona dhe ka konfiskuar 47 armë zjarri në kuadër të këtyre rasteve.
MPB-ja ka falënderuar qytetarët për raportimin e rasteve dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë të denoncojnë të shtënat festive.
Në kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë”, ministria synon të rrisë vetëdijen për rrezikun e keqpërdorimit të armëve dhe të kontribuojë në krijimin e një ambienti më të sigurt gjatë ahengjeve familjare.



