Newcastle nis bisedimet me Manchester Cityn për Nico Gonzalez

19 gusht 2026 | 12:16
Newcastle United ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll, Nico Gonzalez.

Sipas gazetarit David Ornstein, Newcastle po kërkon të përforcojë mesfushën dhe e ka identifikuar 24-vjeçarin si një nga objektivat e merkatos.

Gonzalez iu bashkua Manchester Cityt nga Porto dhe sezonin e kaluar regjistroi 41 paraqitje. Megjithatë, pas janarit ai pati më pak hapësirë në formacionin e Pep Guardiolës, duke startuar vetëm në dy ndeshje të Premier Leagues.

Pavarësisht minutave të kufizuara, Gonzalez ka deklaruar se nuk është i shqetësuar për situatën e tij. Megjithatë, konkurrenca e madhe në mesfushën e Cityt mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Bisedimet mes dy klubeve janë në zhvillim, por deri tani nuk është arritur marrëveshje për shumën e transferimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani po shqyrton mundësinë e zgjerimit të konfliktit përtej Lindjes…