“Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”, PDK-ja vendos mesazhe në ulëset e deputetëve të LV-së
20 gusht 2026
| 11:34
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës janë paraqitur edhe sot në sallën e Kuvendit, duke kërkuar sërish konstituimin e legjislaturës.
Ata i kanë bërë thirrje partisë fituese të zgjedhjeve që të respektojë Kushtetutën dhe të ndërmarrë hapat për konstituimin e Kuvendit.
Gjatë kohës kur deputetët e të dyja partive po mblidheshin në sallë, deputetët e PDK-së, Artan Behrami dhe Altin Krasniqi, kanë vendosur nga një letër në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në letrat e vendosura në ulëse ishte shkruar mesazhi: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”.




