Pacolli ‘thumbon’ aksionet e PDK-së para qeverisë: ‘Karvanit shëtitës’ sot iu bashkua edhe Aleanca

20 gusht 2026 | 11:42

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka komentuar aksionin e PDK-së para ndërtesës së Qeverisë.

Pacolli i ka cilësuar si “shëtitje” veprimet e partisë opozitare para Qeverisë, ndërsa ka ironizuar pjesëmarrjen e Aleancës në aksionin e sotëm.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se këtij “karvani” po i mungojnë disa “udhëtarë” nga të dyja subjektet.

“PDK-së në karvanin e shëtitjes në sheshin para qeverisë sot iu bashkua edhe Aleanca. Por, mesa duket, edhe këtë herë karvanit po i mungojnë disa ‘udhëtarë’ nga të dyja subjektet”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të…