Jean-François Huchet, ambasadori i ri i Francës në Kosovë, detyrën e nis në shtator
20 gusht 2026
| 11:45
Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë, ndërsa detyrën në krye të misionit diplomatik francez në Prishtinë pritet ta nisë në fillim të muajit shtator.
Huchet deri më tani ka shërbyer si president i Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco) në Francë.
Ai është ekonomist, profesor universitar dhe specialist i ekonomisë së Azisë.
Më 30 janar 2025, Huchet u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë.
Në postin e ambasadorit të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet do ta pasojë Olivier Guérot, i cili ka shërbyer si ambasador i Francës në Prishtinë që nga viti 2022.



