DITËLINDJA E PRESIDENTIT CLINTON, ËSHTË DITËLINDJA E ÇLIRIMTARIT TË KOSOVËS
Më 19 Gusht 1946 ka lindur Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton!
Për popullin shqiptar të Kosovës, kjo nuk është vetëm ditëlindja e një Presidenti të SHBA-së!
Por është ditëlindja e çlirimtarit të Kosovës!
Presidenti Bill Clinton, US ARMY dhe NATO-ja nga ajri, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës në tokë, u bënë forcat vendimtare që i dhanë fund sundimit shekullor të Serbisë pushtuese në Kosovë!
Prandaj, emri i Presidentit Bill Clinton zë vend qëndror në historinë moderne të Kosovës dhe në memorien e Kombit shqiptar!
Kosova e lirë, e çliruar dhe e pavarur nga Serbia pushtuese, do ta kujtojë me mirënjohje Presidentin e SHBA-së Bill Clinton, që në momentet më vendimtare, i doli zot popullit shqiptar!
Mirënjohja e Kosovës dhe e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Bill Clinton, për US ARMY dhe NATO-n do të mbetet e përhershme!
Priahtinë, 19 Gusht 2026!




