Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë

20 gusht 2026 | 21:31

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në procesin e negociatave për marrëveshjen e Rambujesë.

Thaçi ka treguar se, para nisjes, e kishte informuar ekipin amerikan që vepronte në Kosovë për vendimin e tij për të udhëtuar drejt aeroportit përmes territorit të kontrolluar nga forcat serbe.

Sipas tij, ai kishte vendosur vetëm një kusht për këtë udhëtim.

“Për vendimin tim, shpejt e informova ekipin amerikan që vepronte në Kosovë. Por me një kusht: gjatë rrugës do të jem i pajisur me teknikën time vetëmbrojtëse, amerikanëve kjo çështje nuk u prishi fare punë”, ka rrëfyer Thaçi, Debat Plus.

Ai ka treguar se amerikanët kishin kërkuar vetëm që ai të ishte i veshur me rroba civile.

“Edhe ashtu isha veshur në xhinse dhe me xhaketë”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për raportin e tij me armët dhe uniformën ushtarake, ai ka deklaruar se nuk kishte qenë ithtar i tyre.

“Personalisht kurrë nuk kam qenë ithtarë i uniformës ushtarake; armën e kam urryer gjithmonë, por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë. U bëmë luftëtarë, segmentet e gjithë shoqërisë kosovare, me ose pa”, është shprehur Thaçi./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për vdekjen e punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, 32-vjeçar, Prokuroria…