Haradinaj: Ata që po presin dënimin e Thaçit, do të digjen shumë keq
20 gusht 2026
| 21:38
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se më 16 shtator, kur pritet të jepet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të jetë në Prishtinë që ta presë e t’ia japë dorën Hashim Thaçit.
Por, në një prononcim në “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai tha se ata që po presin dënimin e Thaçit, “do të digjen shumë keq”.
“16 shtatori më pret në Kosovë duke e pritur Hashim Thaçin që t’ia jap dorën për lirim. Dhe ata që kanë bërë plan me festu, me kremtu dënimin e Hashim Thaçit… ata do të digjen shumë keq”, deklaroi Haradinaj.



