Ryva Kajtazi mahnit me një tjetër paraqitje, vishet e gjitha në të bardha
21 gusht 2026
| 12:01
Këngëtarja dhe aktorja Ryva Kajtazi është një nga emrat më të njohur dhe më të përfolur të showbizit shqiptar.
Krahas muzikës dhe aktrimit, Ryva është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku vazhdimisht ndan momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një stil elegant dhe mjaft tërheqës.
E veshur tërësisht në të bardha, Ryva ka sjellë një paraqitje plot elegancë dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve me pamjen e saj.





