Sulmi me shpatë në një shkollë në Suedi, dy adoleshentë të plagosur rëndë

21 gusht 2026 | 20:49

Autoritetet kanë bërë të ditur se dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me shpatë në një shkollë të mesme në Suedi.

Policia u thirr në shkollën “Brinell” në Fagersta pak pas orës 14:00 me orën lokale (13:00 BST) të së premtes, ku efektivët arrestuan një burrë, shkruan BBC.

Një person i tretë u plagos gjatë sulmit, por shkalla e lëndimeve të tij nuk është konfirmuar, ndërsa raportimet në mediat lokale thonë se i dyshuari u qëllua në këmbë nga policia.

Tetë shkolla të tjera në zonë iu nënshtruan masave të izolimit – të cilat tashmë janë hequr – ndërsa në rajonin e Vastmanlandit u shpall gjendje alarmi të lartë pas sulmit.

Policia ka deklaruar se aktualisht nuk ka rrezik për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behgjet Pacolli, ka publikuar akuza të reja ndaj Valon Llukës,…